Celebrities Gossip Showbiz

Miliarderi Elon Musk zbulon se përdor ketaminë!

Miliarderi i teknologjisë Elon Musk zbuloi së fundmi se merr ketaminë në një intervistë të transmetuar në YouTube. Siç pretendoi ai, këtë e bën për të forcuar shëndetin e tij mendor. Musk u shpreh se:

Ka raste kur unë kam një lloj gjendjeje kimike negative në trurin tim, si depresioni, mendoj. Ketamina është e dobishme për të dalë nga një kornizë mendore negative. Depresioni nëpër të cilin kaloj është si një nivel i lartë kimik. Nga perspektiva e Wall Street, ajo që ka rëndësi është ekzekutimi… Nga perspektiva e investitorit, nëse ka diçka që po marr, duhet të vazhdoj ta marr atë.

“Wall Street Journal” ka lëshuar akuza të ashpra në drejtim të Musk, duke shkruar se prej vitesh ai abuzon me lëndë narkotike të llojeve të ndryshme. Sipas “WSJ”, prej kohësh drejtues dhe anëtarë të këshillit drejtues të kompanive të Musk janë të shqetësuar se varësia ndaj drogës përveçse mund të ketë pasoja në shëndetin e tij, mund të shkaktojë dhe probleme në asetet miliardëshe që ai zotëron.

Rikujtojmë se së fundmi Musk u urdhërua të dëshmojë për herë të tretë në hetimin për blerjen e Twitter. Ky veprim nga gjykatësja amerikane, Laurel Beeler, ndodhi pasi Musk nuk është paraqitur para Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve (SEC). Sipas gjykatës, Musk nuk u paraqit dhe po i reziston thirrjes me arsyetimin se ky hetim është i pabazë, ngacmues dhe kërkon informacione të parëndësishme.

SEC ka paditur pronarin e Tesla-s për ta detyruar atë të bashkëpunojë në hetimin e blerjes së Twitter për 44 miliardë dollarë. Musk ka pasur përplasje të ndryshme me qeverinë. Në nëntor të vitit të kaluar ai dështoi në përpjekjen e tij për të ndaluar Komisionin Federal të Tregtisë (FTC) të kryesonte trajtimin e të dhënave private të përdoruesve. Ai e përshkroi këtë rast si “rast i turpshëm i armatosjes së një agjencie qeveritare për qëllime politike dhe shtypjes të së vërtetës”.