Këngëtarja e njohur Miley Cyrus nuk është plotësisht e sigurt nëse dëshiron të bëhet nënë. Në një intervistë me “W Magazine”, 31-vjeçarja shprehu hapur pasigurinë e saj për të pasur fëmijë në të ardhmen.
Jam 31 vjeçe dhe ende nuk e di nëse dua fëmijë apo jo. Ndihem sikur fansat janë fëmijët e mi në njëfarë mënyre. Kam dëgjuar edhe Dolly-n të thotë të njëjtën gjë, sepse nuk kishte fëmijë.
Në një intervistë me “Elle” në vitin 2019, Cyrus u shpreh se nuk donte të kishte fëmijë në atë moment. Ajo donte të luftonte kundër pritshmërive të përgjithshme që gratë duhet t’i japin prioritet riprodhimit.
Presin nga ne që të popullojmë planetin dhe kur nuk e kemi në plan ta bëjmë apo qëllim na paragjykojnë. Nëse nuk do të bësh fëmijë, njerëzit ndiejnë keqardhje për ty, sikur je e pashpirt. Pse na kanë mësuar që dashuria do të thotë të vendosësh veten në vend të dytë? Nëse e do veten, atëherë e vë në vend të parë.
Cyrus tha se po përmbahej nga ideja për të pasur fëmijë derisa të ndodhin ndryshime të mëdha mjedisore. Ajo ka vendosur të presë derisa të sigurohet se fëmija i saj mund të jetojë në një mjedis më të shëndetshëm, para se ta mendojë që ta bëjë.
Ndërkaq, gjërat mes këngëtares Miley Cyrus dhe të dashurit të saj, Maxx Morando duket se po bëhen serioze. Këngëtarja e “Flower” dhe bateristi i Liily thuhet se po bashkëjetojnë së bashku dhe janë shumë të lumtur. Një burim për People Wednesday tha se:
Të gjithë e duan Maxx. Ai është një djalë i mrekullueshëm. Ajo është shumë e lumtur me të. Ai është privat dhe nuk i pëlqen të jetë në media.
Burimi zbuloi më tej se artistja ka ndryshuar shumë në dy vitet e fundit që nga takimi me muzikantin. Romanca e Cyrus dhe Morando nisi në vitin 2021. “Ishte e papritur për mua dhe jo në të vërtetë për të”,-tha dy herë fituesja e Grammy për British Vogue në maj 2023. “Mendova që më e keqja që mund të ndodhë është që unë të largohem”-tha Miley duke iu referuar takimit të tyre të parë. Së fundmi dyshja u panë në Grammy në shoqërinë e njëri-tjetrit.