Sport

Milani “parakalohet” nga klubi i Premier League-s, Broja tashmë shumë afër transferimit te…

Armando Broja drejt Milanit duket se ka qenë një nga lajmet që ka pushtuar mediat sportive në Itali, me Chelsean që ka nisur bisedimet me klubin kuqezi për të ardhmen e sulmuesit të Kombëtares shqiptare.

Por duket se një lajm i fundit ka goditur 7-herë kampionët e Europës. Sipas “talkSport” një ofertë e fundit ka shkuar në zyrat e Chelseat nga Evertoni prej 35 milionë eurosh.

Klubi nga Liverpuli ka parakaluar kështu Milanin, me këtë të fundit që ishte në bisedime me “Blutë” e Londrës për një huazim të mundshëm, me të drejtën e blerjes sezonin e ardhshëm.

Tashmë pritet vendimi nga ana e Chelseat që do të bisedojë me Brojën gjatë Europianit të Gjermanisë.