Bota Celebrities

Miku i ngushtë i Michael Schumacher tregon mbi gjendjen shëndetësore të shtatë herë kampionit të Formula 1!

Ish-CEO i Ferrarit dhe i FIA-s, Jean Todt ka dhënë një përditësim mbi shëndetin e ish-kolegut dhe mikut të ngushtë Michael Schumacher. Schumacher i cili fitoi 7 kampionate botërore në Formula 1 u përfshi në një aksident tragjik në skijim në dhjetor të vitit 2013 që e la atë në koma. Sportisti gjerman është nën kujdes nga një ekip mjekësor dhe nga gruaja e tij Corinna në shtëpinë e tyre afër Liqenit të Gjenevës, por pak është bërë publike mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Tani Todt i cili ishte shefi i ekipit të Ferrarit kur Schumacher fitoi pesë tituj botërorë radhazi midis viteve 2000-2004, përpara se të shërbente si CEO i tij deri në vitin 2008 ka dhënë një perspektivë të rrallë mbi gjendjen e Schumacherit. Ai u shpreh se:

Michael është këtu, kështu që nuk më mungon por ai është thjesht jo Michael që ishte më parë. Ai është ndryshe dhe udhëhiqet mrekullisht nga gruaja dhe fëmijët e tij që e mbrojnë atë. Jeta e tij është tani ndryshe dhe unë kam privilegjin të ndaj momente me të. Kjo është e gjitha që mund të thuhet. Fatkeqësisht, fati i keq e goditi atë dhjetë vjet më parë. Ai nuk është më Michael që ne njihnim në Formula 1.

Familja e Schumacherit mbetet shumë mbrojtëse e privatësisë së tij. Megjithatë, në dokumentarin e Netflix “Schumacher”, i cili u trasmetua në vitin 2021, gruaja e tij Corinna zbuloi se ai vazhdoi t’i nënshtrohej rehabilitimit për lëndimet që i ndryshuan jetën.

Rikujtojmë, se në Gjermani, grupi mediatik “Funke” shkarkoi kryeredaktoren e një tabloidi gjerman që publikoi një intervistë të rreme me ish-kampionin e botës në Formula. Për këtë shfrytëzoi përparësitë që jep Inteligjenca Artificiale, por që më shumë se avantazhet solli në vëmendje edhe debatin rreth rreziqeve të kësaj inteligjence.