Health & Beauty

Mikroplastika, një nga shkaktarët e kancerit te të rinjtë!

Pasi gjeneratat e reja po preken shumë nga kanceret e ndryshme, kjo gjë i ka shtyrë shkencëtarët që të mundohen ta zbulojnë shkakun, duke marrë parasysh mbipeshën dhe mungesën e aktivitetit.

Në studimin e ri që u publikua në gazetën “The Lancet”, si shkaktar të kancerit janë përmendur edhe kemikalet e ambientit, ku bën pjesë mikrplastika.  Studimi i udhëhequr nga American Cancer Society, ka analizuar të dhënat që janë marrë në mes të viteve 2000 dhe 2019 nga më shumë se 23 milionë njerëz që janë diagnostikuar me 35 lloje të kancerit, si dhe më shumë se 7 milionë njerëz që vdiqën nga 25 lloje të ndryshme të kancerit.

Nga këto gjetje doli se gjeneratat e reja, njerëzit që kanë lindur gjatë viteve 1990 dhe ata që kanë lindur në vitet 1955 janë më të rrezikuar nga kanceri. Shkencëtarët kanë gjetur se shkaktarët e kancereve të ndryshme janë mbipesha, kequshqyerja, antibiotikët, kemikalet e ambientit dhe stresi fizik

Shkaktari kryesor po kondiserohet të jetë mikorplastika, pasi shumë studime kanë treguar për ndikimin biologjik që ka mikroplastika, pasi ka filluar të jetë prezent gati në çdo produkt edhe në kremrat e lëkurës, përmes së cilës është raportuar se po depërton brenda organizmit të njeriut.

Një studim që është bërë në Universitetin e Massachusetttsit vitin e kaluar, ka gjetur se prezenca e mikroplastikes mund të nxisë inflamacion në qelizat e zorrëve të njerëzve. Inflamacioni mund të çojë në sëmundje të ndryshme, përfshire edhe kancerin.

Plastika është kudo rreth nesh, nga qeset e ushqimeve te shishet e ujit që përdorim për të qëndruar të hidratuar. Por, sipas një studimi të kryer nga departamenti i mjekësisë në universitetin “Danube Private” në Austri, pirja e ujit nga shishet plastike mund të kontribuojë në një problem të rëndësishëm shëndetësor, rritjen e tensionit të gjakut.

Mikroplastikat nga këto shishe mund të hyjnë në qarkullimin e gjakut, duke çuar në rritje të niveleve të tensionit. Studiuesit vunë re se mikroplastikat nuk janë ekskluzive vetëm për shishet plastike; ato janë zbuluar edhe në shishet e qelqit, por në sasi më të vogël. Gjatë studimit, pjesëmarrësit që kaluan nga pirja e ujit nga shishet plastike dhe qelqi në ujin e rubinetit, treguan një ulje të tensionit të gjakut.