Celebrities Gossip Showbiz

Mikela Pupa festoi ditëlindjen, ja çfarë dhurate i bleu Efi Dhedhes!

Efi Dhedhes ka qenë padyshim një nga protagonistet e këtij edicioni të dytë të ‘Big Brother VIP 2’ që arriti të ketë një sukses të jashtëzakonshëm. E komentuar në rrjet për lojën e saj brenda shtëpisë, raportet me Luizin, e padyshim edhe për jetën e saj private.

Pas mbarimit të “BBV2” u aludua se Efi dhe Mikela Pupa nuk ishin më shoqe të ngushta, kjo për shkak se Efi bëri disa deklarata në lidhje me shoqërinë, ku është shprehur se ka ndryshuar raportet me shumë persona nga shoqëria e saj. Ama së fundmi Efi ka uruar Mikelën për ditëlindjen e saj dhe duket se shoqëria e tyre nuk ka ndryshuar. Ditën e sotme Mikela i është përgjigjur disa pyetjeve nga ndjekësit e saj dhe një prej tyre ishte se çfarë i ka blerë Efi për ditëlindje. Mikela ka publikuar një bisedë mes vajzave, ku Mikela i kërkon që lekët që Efi do shpenzonte për dhuratën t’ja japte kesh në dorë.

E mesa duket, finalistja qenka e preferuara e artistëve për sa i përket pjesëmarrjes në videoklipe e duket se Efin do ta shohim edhe në projektin e radhës së Ronela Hajatit. Dyshimet për këtë kanë lindur nga një video e postuar nga vetë kjo e fundit, teksa tregon Efin duke u bërë gati dhe krahas ka shkruar: “Një ditë shumë e bukur”.