Gossip Sport

Mike Tyson flet pas humbjes në ndeshjen me Jake Paul!

Legjenda e boksit, Mike Tyson ka folur pas humbjes nga Jake Paul, në ndeshjen e shumëpritur, të zhvilluar në Teksas. Rikthimi i 58-vjeçarit Tyson në boks përfundoi me një humbje. Jake Paul fitoi me rezultate të mëdha 80-72, 79-73 dhe 79-73. Pas humbjes, Tyson tha se ishte i kënaqur me performancën e tij pavarësisht rezultatit. “Kam ardhur për të luftuar. Nuk i kam vërtetuar asgjë askujt, vetëm vetes… Jam i kënaqur me atë që mund të bëj. Ai është një luftëtar shumë i mirë”-tha më tej ai.

Mike Tyson ka zbuluar një nga arsyet pse pranoi të luftojë me YouTuber-in dhe boksierin Jake Paul. Kanë kaluar gati 20 vite që kur Tyson u tërhoq nga boksi pas humbjes me Kevin McBride në vitin 2005. Boksieri legjendar u akuzua një vit më parë se ka përdhunuar një grua pasi dyshja u takuan në Albany të New Yorkut, në një klub nate në vitin 1990. Gruaja pretendon se Tyson e ka përdhunuar atë në një limuzinë, gjë që ka rezultuar në lëndime fizike, psikike dhe emocionale gjatë viteve që kanë kaluar. Në padi gruaja pretendonte se:

Unë hyra në limuzinën e Tyson për ta marrë shoqen time nga shtëpia e saj. Tyson menjëherë filloi të më prekte dhe tentoi të më puthe. Unë i thash jo disa herë dhe i kërkova të ndalonte, por ai vazhdoi të më sulmoj mua. Ai më pastaj më zhveshi pantallonat dhe më përdhunoi duke përdorur dhunë.