Celebrities Gossip Showbiz

Mike Tyson dikur ka ofruar 10 mijë dollarë për t’u ndeshur me një gorillë!

Dikur, boksieri Mike Tyson i ofroi një kujdestari të kopshtit zoologjik 10 mijë dollarë për ta lënë të luftonte një gorillë me kurrizë argjendi, një nga gorillat më të forta në planet. Kjo gjë ka ndodhur rreth viteve ’80 kur Tyson ishte një kampion i pamposhtur i peshave të rënda. Tyson dhe e dashura e tij e atëhershme Robin Givens, shkuan në një kopsht zoologjik dhe paguan që të ishin vetëm ata brenda. Duke eksploruar, kampioni i boksit vuri re një gorillë të madhe me shpinë argjendi i cili ngacmonte gorillat e tjera dhe ish-boksieri donte të vendoste rregull.

“Pagova një punëtor në kopshtin zoologjik të New York për ta rihapur ambientin vetëm për mua dhe Robin. Kur arritëm në kafazin e gorillave, aty ishte një gorillë e madhe me kurriz argjendi që vetëm po ngacmonte të gjithë gorillat e tjera. Ato ishin të pafuqishme në krahasim me të. I ofrova shoqëruesit tonë 10 mijë dollarë që ai të hapte derën e kafazit që unë të ndeshesha me atë gorillë të madhe. Sigurisht, ai refuzoi. Ndoshta për të mirën time, ndoshta për të mirën e gorillës”,-tha Tyson.

Rikujtojmë, se rreth një viti më parë boksieri legjendare u akuzuar se ka përdhunuar një grua pasi dyshja u takuan në Albany të New Yorkut, në një klub nate në vitin 1990. Gruaja pretendonte se Tyson e kishte përdhunuar atë në një limuzinë, gjë që ka rezultuar në lëndime fizike, psikike dhe emocionale gjatë viteve që kanë kaluar.