Mijëra njerëz protestonin sot në rrugët e kryeqytetit kolumbian Bogota kundër administratës së presidentit Gustavo Petro, ashtu si dhe në disa qytete të tjera si Medellin, Cali e Cucuta.
Demonstruesit kërkonin ndalimin reformave të promovuara nga qeveria e majtë e Pedro që po debatohen pa maxhorancë në parlament.
Të veshur me të bardha e me flamurët kombëtarë protestuesit ecën drejt sheshit Plaza de Bolívar, para pallatit presidencial dhe kongresit të vendit ku po debatohen reformat.
“At duan të shkatërrojnë sistemin e pensioneve dhe të shëndetësisë. Kjo është një qeveri e verbër e shurdhe”, tha senatorja e djathtë Fernanda Cabal, teksa demonstronte në Cali.
I ardhur në pushtet në gusht Petro ka prezantuar projektet e reduktimit të përfaqësimit të popullit në sistemin shëndetësor, rishpërndarjen e tokës joproduktive, të pensioneve, të reformave në drejtësi etj.
Presidenti nuk ka vota të mjaftueshme për të bërë reformat e përçmuara por përsëri ato kanë nxitur nisjen e protestave prej frikës se manovrave legjislative per miratim.
Zhvillimi vjen në një kohë kur Pedro është në mesin e një skandali politik dhe po hetohet për përgjime ilegale dhe korrupsion në financime e fushatës.