Një kompani dezinfektimi në Shtetet e Bashkuara ka një ofertë unike për ata që duan të fitojnë para. Mjafton të “presin” disa buburreca në shtëpinë e tyre për një muaj. Sipas kompanisë “Pest Informer”, synimi është gjetja e pronarëve të pesë deri në shtatë shtëpive që janë të gatshëm të marrin 2000 dollarë në këmbim të lëshimit të rreth 100 buburrecave në hapësirën e tyre personale.
Pasi të pranohet, kompania me bazë në Karolinën e Veriut do të kryejë një studim, duke testuar teknika të reja të kontrollit të parazitëve. Kompania shkroi në faqen e saj se:
Ne kemi më shumë se 20 vjet në industri, kështu që ne dimë një ose dy gjëra për kontrollin e parazitëve. Thënë kjo, ndërsa teknologjia evoluon, ne jemi gjithmonë në kërkim të mënyrave më të reja dhe më të mira për të hequr qafe parazitët, veçanërisht buburrecat.
Përveç lëshimit të buburrecave në shtëpi, kompania po kërkon gjithashtu të filmojë praktikat e dezinfektimit që do të ndodhin. Ne të gjithë priremi të mendojmë se shtëpitë tona janë të përsosura, por ndoshta nuk është kështu. Një studim zbuloi se mbi 100 lloje të insekteve të ndryshme jetojnë në një shtëpi mesatare. Megjithatë, nuk ka nevojë të shqetësoheni, shumica e tyre janë të padëmshme dhe të vogla.
Nga ana tjetër, insektet që sjellin shkatërrim ose bartin sëmundje mund të jenë gjithashtu të vështira për t’u dalluar. “Bright Side” dëshiron t’ju ndihmojë të siguroheni që asnjë insekt i dëmshëm të mos jetë rehatuar në shtëpinë tuaj, kështu që këtu janë disa shenja për t’u kujdesur.
Rikujtojmë, gjithashtu se shkencëtari José Manuel López Nicolás ka deklaruar së fundmi se insektet duhen ngrënë pasi kanë shumë vlera ushqyese dhe janë një burim shumë i mirë energjie. Përveç kësaj, në nivel mjedisor, ata kanë nevojë për shumë më pak ujë, prandaj fermat e insekteve tashmë po zgjerohen edhe në vende të zhvilluara evropiane.