Microsoft dhe Google janë në një fazë të re konflikti. “Google po zhvillon një fushatë të fshehur kundër kompanisë sonë në Evropë për të na diskredituar me rregullatorë”-njoftuan përfaqësuesit e Microsoft. Avokatja e Microsoftit, Rima Alaili, shkroi në një blog se Google punësoi një firmë që bind kompanitë evropiane të kompjuterit cloud të përfaqësojnë interesat e Google. “Një grup i krijuar artificialisht pas Google do të prezantohet këtë javë, me qëllim që të diskreditojë Microsoftin me autoritetet e konkurrencës dhe politikëbërësit në Evropë dhe të mashtrojë publikun”-pohoi Alaili.
Sipas saj, Google u përpoq të mbulonte se ishte pas projektit duke punësuar disa ofrues evropianë të shërbimeve cloud për të shërbyer si fytyra publike e organizatës së re. Akuzat e papritura publike përfaqësojnë një fazë të re të konfliktit mes dy gjigantëve të teknologjisë, të cilët po luftojnë për ndikim në infrastrukturën kompjuterike cloud, si dhe në sfera të tjera, shtoi kompania amerikane e medias.
Microsoft do t’i lejojë klientët e tij të ndërtojnë agjentë autonom me Al nga muaji i ardhshëm. Bëhet e ditur se kompania po pozicionon agjentët autonom, programe që kanë nevojë për pak ndërhyrje njerëzore, ndryshe nga chatbotet si “aplikacione për një botë të drejtuar nga AI” që mund të trajtojnë pyetjet e klientëve. Kompani të tjera të mëdha teknologjike si Salesforce, kanë promovuar gjithashtu potencialin e agjentëve të tillë, mjete që disa analistë thonë se mund t’u ofrojnë kompanive një rrugë më të lehtë për të fituar para nga miliarda dollarët që po derdhen në AI.
Microsoft tha se klientët e tij mund të përdorin Copilot Studio, një aplikacion që kërkon pak njohuri të kodit kompjuterik për të krijuar agjentë të tillë nga nëntori. Kompania po prezanton gjithashtu 10 agjentë të gatshëm për përdorim që mund të ndihmojnë me detyrat rutinë duke filluar nga menaxhimi i zinxhirit të furnizimit deri te gjurmimi i shpenzimeve dhe komunikimi me klientët. Në një demonstrim, McKinsey & Co, e cila kishte qasje të hershme te mjetet, krijoi një agjent që mund të menaxhojë kërkesat e klientëve duke kontrolluar historinë e ndërveprimit, duke identifikuar konsulentin për detyrën dhe duke planifikuar një takim pasues.