Microsoft tha së fundmi se ka hapur një bazë kërkimore dhe zhvillimi të inteligjencës artificiale dhe robotikës në Minato Ward të Tokios, si pjesë e investimit të saj në Japoni. Në bashkëpunim me universitetet japoneze dhe institutet kërkimore, si dhe kompanitë si Kawasaki Heavy Industries dhe Nissan Motor, gjiganti amerikan i teknologjisë synon të kombinojë AI me fuqinë e Japonisë në robotikë dhe t’i vërë rezultatet në përdorim praktik. Microsoft ka baza kërkimore për AI dhe mësimin e makinerive në vende të ndryshme anembanë botës.
Në bazën e saj në Tokio, kompania ka përgatitur gjithashtu një program për të trajnuar personelin që do të mbështesë mësimin e aftësive të lidhura me AI. “Ne shpresojmë që baza e kërkimit do të kontribuojë në gjetjen e një zgjidhjeje unike në Japoni, ku popullsia e punës po tkurret për shkak të plakjes”-tha presidenti i Microsoft Japoni, Miki Tsukasa në një ceremoni hapjeje. Kur kryeministri i atëhershëm Fumio Kishida vizitoi Shtetet e Bashkuara në prill, Microsoft njoftoi planet për të rritur kapacitetin e qendrës së të dhënave në Japoni dhe hapjen e një baze të re kërkimore në Tokio.
Shërbimi legjendar i Microsoft, Notepad po përmirësohet në formën e inteligjencës artificiale. Një veçori e re e inteligjencës artificiale po vjen në Microsoft Notepad dhe quhet Rewrite. Microsoft ka aktivizuar Rewrite për Windows Insiders dhe funksioni do të lejojë AI të rishkruajë fjali, të ndryshojë tonin e tekstit dhe gjatësinë e tij në Notepad.
Windows Insiders mund të hyjë në funksionin Rewrite, duke theksuar tekstin në dritaren e Notepad dhe duke klikuar me të djathtën në meny ose duke shtypur shkurtesën e tastierës: Ctrl+I. Do të hapet një kuti dialogu, duke shfaqur modifikimet e sugjeruara të bëra nga AI, si dhe një menu të personalizuar me opsionet “Longer”, “Tone” dhe “Format” mbi butonin “Replace”. Nëse preferoni të shkruani me gishtat tuaj dhe të përdorni trurin tuaj, mund të çaktivizoni funksionin e AI në menynë e cilësimeve.
Florida Doçi është një tjetër histori suksesi si shqiptarja që ka arritur të bëhet pjesë e një prej kompanive më të mëdha të teknologjisë në botë, Microsoft. Ajo u largua nga Shqipëria 15 vite më parë, kur mbaroi shkollën e mesme në Tiranë. Ndërsa studimet e larta i ka përfunduar në universitetin e Windsor të Kanadasë në dy fusha; Shkenca Politike dhe Shkenca Biologjike e Bioteknologji. Më vonë ajo filloi studimet e saj Master në Shkenca Ndërdisiplinore të Shëndetit në Universitetin e Otavës. Aktualisht po kryen doktoraturën në të njëjtin universitet.