Tech

Microsoft do t’i lejojë klientët të ndërtojnë agjentë me Inteligjencë Artificiale për detyra rutinë!

Microsoft do t’i lejojë klientët e tij të ndërtojnë agjentë autonom me Al nga muaji i ardhshëm. Bëhet e ditur se kompania po pozicionon agjentët autonom, programe që kanë nevojë për pak ndërhyrje njerëzore, ndryshe nga chatbotet si “aplikacione për një botë të drejtuar nga AI” që mund të trajtojnë pyetjet e klientëve. Kompani të tjera të mëdha teknologjike si Salesforce, kanë promovuar gjithashtu potencialin e agjentëve të tillë, mjete që disa analistë thonë se mund t’u ofrojnë kompanive një rrugë më të lehtë për të fituar para nga miliarda dollarët që po derdhen në AI.

Microsoft tha se klientët e tij mund të përdorin Copilot Studio, një aplikacion që kërkon pak njohuri të kodit kompjuterik për të krijuar agjentë të tillë nga nëntori. Kompania po prezanton gjithashtu 10 agjentë të gatshëm për përdorim që mund të ndihmojnë me detyrat rutinë duke filluar nga menaxhimi i zinxhirit të furnizimit deri te gjurmimi i shpenzimeve dhe komunikimi me klientët. Në një demonstrim, McKinsey & Co, e cila kishte qasje të hershme te mjetet, krijoi një agjent që mund të menaxhojë kërkesat e klientëve duke kontrolluar historinë e ndërveprimit, duke identifikuar konsulentin për detyrën dhe duke planifikuar një takim pasues.

Gjigantët e teknologjisë po përballen me presion për të treguar rezultat nga investimet e tyre të mëdha në AI. Microsoft po planifikon për të investuar 4.3 miliardë euro gjatë dy viteve të ardhshme për të forcuar Inteligjencën Artificiale dhe infrastrukturën cloud në Italinë veriore. Microsoft tha në një deklaratë se investimi do të ishte më i madhi i kompanisë amerikane në Itali deri më tani. Ai do ta bëjë rajonin në Itali Veriore një nga qendrat më të mëdha të të dhënave të Microsoft-it në Evropë, duke punuar si një qendër e të dhënave gjithashtu për Mesdheun dhe Afrikën veriore. Kryetari i Microsoft, Brad Smith u takua me kryeministren Giorgia Meloni në Romë duke shtuar se qeveria mirëpriti një investim që do të forconte rolin digjital të Italisë në Mesdhe.