Tech

Microsoft do të investojë 4.3 miliardë euro në Itali për të forcuar inteligjencën artificiale dhe jo vetëm!

Microsoft po planifikon për të investuar 4.3 miliardë euro gjatë dy viteve të ardhshme për të forcuar Inteligjencën Artificiale dhe infrastrukturën cloud në Italinë veriore. Microsoft tha në një deklaratë se investimi do të ishte më i madhi i kompanisë amerikane në Itali deri më tani. Ai do ta bëjë rajonin në Itali Veriore një nga qendrat më të mëdha të të dhënave të Microsoft-it në Evropë, duke punuar si një qendër e të dhënave gjithashtu për Mesdheun dhe Afrikën veriore. Kryetari i Microsoft, Brad Smith u takua me kryeministren Giorgia Meloni në Romë duke shtuar se qeveria mirëpriti një investim që do të forconte rolin digjital të Italisë në Mesdhe.

BlackRock dhe Microsoft njoftuan muajin e kaluar një fond me vlerë më shumë se 30 miliardë dollarë për të investuar në qendrat e të dhënave të fokusuara në AI, zinxhirët e furnizimit të AI dhe burimet e energjisë, duke thënë se fillimisht do të shikohej tregu i SHBA-së dhe më pas vendet partnere të SHBA-së.

Microsoft lëshoi së fundmi një raport duke paralajmëruar se dy grupe ruse përdorën mediat sociale për të përhapur lajme të rreme dhe video rreth Kamala Harrisit, kandidates demokrate për presidente të SHBA-së. Clint Watts, menaxher i përgjithshëm i Qendrës së Analizës së Kërcënimeve të Microsoft-it, tha se një “fermë troll” e lidhur me qeverinë ruse prodhoi dhe shpërndau dy video të rreme. Njëra pretendonte se 59-vjeçarja ishte përfshirë në një aksident me makinë dhe tjetra që tregonte një nga mbështetësit e saj duke sulmuar një mbështetës të republikanit Donald Trumpit.