Së fundmi, ish Zonja e Parë e SHBA-ve, Michelle Obama ishte e ftuar në “Girls Opportunity Alliance Get Her There”, një ngjarje për të fuqizuar vajzat e reja. Krahas Amal Clooney dhe Melinda Gates, Michelle u foli me pasion vajzave të reja, duke i kërkuar që të shpresojnë, të luftojnë dhe mbi të gjitha të mos lejojnë që paragjykimet e shoqërisë t’i mbushin me dyshime për veten.
Dua të thyej murin e së pamundurës. Shoqëria krijon pasiguri për gratë. Kjo i bën ata të kenë mendime të dyta për gjithçka në jetën e tyre. Ka njerëz në pozita të pushtetit që janë të kënaqur me këtë arsyetim. Ata duan që gratë të mbeten të dobëta. Të kesh dyshime në vetvete, vetë kultura jonë, e përforcon këtë. Pra, në këtë pikë, dua të filloj duke u thënë atyre se këto ndjenja janë reale dhe ekzistojnë te të gjithë ne. Ne i mbajmë ato për pjesën tjetër të jetës sonë. Nuk ka rëndësi se sa i suksesshëm mund të bëheni dhe sa larg mund të shkoni, edhe nëse arrini në Shtëpinë e Bardhë, këto mendime për të mos qenë mjaftueshëm i mirë vazhdojnë t’ju mundojnë. Edhe unë jam përballur me ndjenja të tilla.
Ajo ndoshta nuk i ka detyrimet e shumta siç i kishte kur ishte Zonjë e Parë e SHBA-së, megjithatë dita e Michelle Obamës vazhdon të jetë e zënë dhe plot aktivitete. Michelle vlen të theksojmë se ka punuar shumë sidomos për librin e vet me kujtime, botuar në 2018, ‘Becoming’, librin pasues dhe tani një dokumentar në Netflix. Megjithatë rutina e saj e kujdesit ndaj vetes është strikte dhe Michelle sapo na tregoi se si nis një ditë e zakonshme e saj.