Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefoni koordinatori i eventit të shumëpritur, “Swing Marathon”, Altin Sukaj. Eventi artistik që nis nesër paradite në edicionin e pestë të saj ka në fokus muzikën jazz, organizohet në tren dhe zgjat disa orë. Cila është sfida më e madhe e këtij eventi?
Sfidat janë të shumta, duke nisur që nga transporti sepse treni me gjithë problematikat e tij na e bën më të vështirë organizimin por ja kemi dalë që çdo gjë të shkojë siç duhet. Ky event organizohet prej 7 vitesh dhe jemi në të pestin edicion sepse dy vite munguam për arsye të pandemisë. Është një event me energji pozitive dhe pengesat na duken të kalueshme. Një event që nuk ndodh në asnjë vend të botës, e bën unik se është një tren që ka muzikë live nga Tirana në Shkodër.
Sa kushton bileta?
Bileta kushton 25 euro. Është një event që zgjat 12 orë me dy banda muzikore italiane, me artistë shqiptar, me dy Dj. Kemi tjetër performancë në Shkodër me aristë nga Shkodra, me artistë të huaj dhe shqiptar, totalisht ndërkombëtare. Në çmim përfshihet edhe transporti dhe besoj është i pranueshëm. Në Shkodër shkojmë më kënaqësi sepse është një qytet që ti gjatë gjithë kohës e ndjen energjinë, ka një publik që na bën të ndjehemi si në shtëpi, bëhen pjesë e eventit që kur ne zbresim nga treni. Në Shkodër kemi një program 2 orë, nga ora 6 deri në 8 të darkës. Do të japim edhe dy çmime, ‘Veshja më e bukur e ditës’ dhe ‘Kërcimtari më i mirë’. Biletat janë shitur fatkeqësisht nuk ka më.