Celebrities Showbiz S’e Kam me Ty

“Mezi mbaja lotët…”/ Iva Tiço zbulon detaje nga dasma private: Fustani ishte frymëzuar nga i gjyshes…

E ftuar sot në “S’e Kam me Ty” ishte Iva Tiço për të folur për gjithçka. Nga karriera deri në dasmën private, gazetarja e njohur u shpreh si kurrë më parë në një intervistë të sinqertë. Teksa tregoi për profesionin, ajo u shpreh edhe për jetën private, ndërsa dha detaje për dasmën private.

Kisha shumë emocione, kam foto që jam duke hyrë në kishë me vëllain dhe duket që mezi mbaj lotët.

Fustani që ajo mbante veshur, veç elegancës mbartte edhe një pasuri emocionale.

Fustani ishte frymëzuar nga një element i fustanit të gjyshes. Fustanin do ia jap Reas mbesës sime, do e trashëgoj.

Lidhur me muajin e mjaltit dhe bashkëshortin e saj ajo tha:

Në muaj mjalti ishim në jug të Francës.

E kupton botën tonë, në njëfarë mënyre është pjesë e saj. Nuk sillet si unë, është introvert. Kemi plane të rrimë në Tiranë, ai do vazhdojë të mësojë shqipen.

Iva Tiço zbuloi punën e preferuar dhe krahasoi gazetarinë e dikurshme me atë sot… Ndërkohë, Iva kujtoi vitet e errëta dhe zbuloi se ka punuar edhe pa rrogë.