Edhe pse emisioni “Për’puthen” rinore ka mbaruar, buja e madhe që u bë jo. Një nga çiftet më të komentuara të këtij sezoni, kanë qenë pa diskutim Mevlani dhe Ledjana. Në emision dyshja ka krijuar shumë fansa me historinë e tyre të dashurisë, ku të gjithë menduan se lidhja e tyre do të zgjaste. Megjithatë, kjo gjë nuk ndodhi. Çifti u nda dhe Ledjana tregoi anën e saj të historisë ndërsa Mevlani duket se ende po e vuan ndarjen.
Ky i fundit ka qenë i ftuar në rubrikën “N’fermë” me Ervin Kurtin në emisionin “E diell” në “Top Channel”. Mevlani tërthorazi foli për ndarjen dhe nga intervista duket që e ka marrë të gjithë fajin përsipër duke u shprehur se vajzat nuk kanë asnjë faj, por ai jep shumë dhe merr pak.
I pyetur se pse i është lënduar zemra, Mevlani u përgjigj:
Nga mendtë e mia se vajzat nuk kanë faj. Unë e kam fajin.
Gazetari sërish ka këmbëngulur duke e pyetur se nëse fajin për të gjitha ato që ndodhën me Ledjanën e ke ai, Mevlani u përgjigj:
Nuk e di për cilën e ke fjalën ti, por në përgjithësi në jetën time jap shumë e marr pak. Kjo është gabim.
Ndërkohë rikujtojmë se, dyshja është parë përsëri në praninë e njëri-tjetrit, por këtë herë për një tjetër arsye.