Lajmi i mirë është se ka disa trajtime që mund t’i përdorni për të ndihmuar në parandalimin e qimeve të thinjura, nga çaji dhe vitaminat. Për shkak se kaq shumë nga produktet tona të flokëve mund të paketohen plot me kimikate të dëmshme, njerëzit tani po zgjedhin zgjidhje më natyrale.
Sigurimi se po marrim mjaftueshëm vitamina dhe lëndë ushqyese të sakta mund të jetë një fillim i shkëlqyeshëm për të mbrojtur veten nga thinjat e parakohshme.
Ja dsa nga mënyrat më natyrale që ju të mund të trajtoni flokët gri:
Çaj jeshil
Antioksidantët janë të rëndësishëm kur bëhet fjalë për kujdesin e flokëve sepse ju mbrojnë nga radikalet e lira, nga rrezet e diellit dhe ndotja. Kjo është arsyeja pse pirja e çajit jeshil mund të ndihmojë trupin tuaj të luftojë kundër efekteve të radikalëve të lirë sepse është plot me lëndë ushqyese, antioksidantë dhe fitokimikate.
Çokollate e zezë
Ushqimet e mbushura me bakër janë gjetur shumë të dobishme për të ndaluar thinjat e parakohshme. Kjo e bën ushqimin si çokollatën e zezë mikun tuaj. Bakri në të vërtetë luan një rol shumë të rëndësishëm në pigmentimin e flokëve, sepse është një pjesë thelbësore e melaninës, pigmentit të errët që ngjyros lëkurën, sytë dhe flokët tanë.
Vaj bajamesh i ëmbël
Bajamet janë të mbushura me vitaminë E dhe A, të dy ushqyes të rëndësishëm për të mbajtur flokët tanë të rinj. Masazhimi i rregullt i sasive të vogla të këtij vaji në flokët tuaj të lagur pas një dushi mund të ndihmojë në mbrojtjen e procesit të thinjës së flokëve tuaj duke e mbrojtur atë nga oksidantët dhe radikalet e lira.
Çaj i zi
Ju mund të përdorni çajin e zi të ftohtë si një shpëlarje pas shampos. Çaji mund të errësojë flokët tuaj gri, pa shkaktuar ndonjë dëm. Mund ta përsërisni sa herë të dëshironi derisa flokët tuaj të errësohen mjaftueshëm.
Ushqime të pasura me katalazë
Patatet e ëmbla, karotat, specat e kuq dhe kërpudhat janë vetëm disa nga ushqimet që mund të ndihmojnë në parandalimin e thinjave të parakohshme. Kjo sepse ato kanë nivele të larta të një enzime të quajtur katalazë, diçka që tregohet se mbron pigmentin e flokëve tuaj.