Behar Bajri ra në pranga një ditë më parë, ndërsa burime bëjnë me dije se 43-vjeçari është mbajtur në vëzhgim nga pala shqiptare, e cila më pas ka lajmëruar autoritetet franceze për të kryer arrestimin. Bajri u arrestua teksa ndodhej i vetëm në një lokal në Paris. Pala shqiptare ka oficer tonin që qëndron në Francë dhe bënë vëzhgimin e personave që janë në kërkim ndërkombëtar.
Në momentin e ndërhyrjes, nuk ka bërë rezistencë ndaj oficerëve të policisë, ndërsa nuk iu gjet ndonjë send i jashtëligjshëm me vete, si armë.
Bajri pritet të ekstradohet pas vendimeve të të gjitha shkallëve të gjyqësorit në Francë, të cilat do të japin fjalët e fundit. Ironikisht, Franca ishte vendi që dha materialet e bisedave të SkyECC që zbërthyen ngjarjet kriminale në kuadër të dosjes “Metamorfoza”.
Hetimet nisën në vitin 2019 pas informacioneve nga autoritetet holandeze, belge dhe franceze që zbardhën komunikimet mes anëtarëve të grupit në rrjetet Enchro Chat dhe Sky. Në këto mesazhe, biznesmeni Pëllumb Gjoka, i arrestuar, ka kërkuar që 43-vjeçari Behar Bajri të vriste për 120 mijë € Klenthi Musabelliun, ish punonjës i policisë së burgjeve.
Sipas dosjes, Behar Bajri ka komunikuar me Ervis Martinajn, ish-bosin e zhdukur të lojërave të fatit, dhe kanë shkëmbyer objektivët. Behar Bajri dhe Denis Borrici ekzekutuan Gjin Boriçin me porosi të Martinajt, dhe ky i fundit do të eliminonte Kleanth Musabelliun vrasje e cila nuk u realizua pasi shënjestra kuptoi planin.
Lajm ne përditësim…