Tech

Meta teston chatbot-in me Al për ta integruar në Instagram!

Meta po prezanton chatbot-in me AI në Instagram, duke filluar me një test në SHBA. Ky chatbot, i zhvilluar përmes Meta Al Studio, do të integrohet në mesazhet e Instagramit. Ai është krijuar për t’u angazhuar me përdoruesit në një mënyrë argëtuese dhe interaktive, duke ofruar përgjigje dhe rekomandime të personalizuara. CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg, e parashikon chatbot-in si një “formë arti” në zhvillim që do të përmirësohet me kalimin e kohës.

Mark beson se chatbot-i do të bëhet përfundimisht mjet i sofistikuar për krijuesit dhe bizneset që të ndërveprojnë me audiencën e tyre. Për të siguruar transparencë, Meta do ta etiketojë chatbot-in si Al, në mënyrë që përdoruesit të jenë të vetëdijshëm se po ndërveprojnë me një makinë artificiale. Për të siguruar transparencë, Meta do ta etiketojë chatbot-in si Al, në mënyrë që përdoruesit të jenë të vetëdijshëm se po ndërveprojnë me një makinë artificiale.

Instagram së fundmi ka shtuar mundësinë e transmetimit të drejtpërdrejtë apo live vetëm për listën Close Friends. Bëhet e ditur se funksioni i ri tani po shpërndahet globalisht dhe bën të mundur që përdoruesit të transmetojnë në kohë të drejtpërdrejtë vetëm për listën e tyre të miqve të ngushtë.

Deri më tani, është e paqartë se sa e madhe mund të jetë lista, por meqenëse aplikacioni nuk përmendi asgjë, ka të ngjarë që lista të jetë pa kufizime. Instagram ka njoftuar se kjo veçori do të shpërndahet për të gjithë përdoruesit në mbarë botën, kështu që mund të duhet pak kohë derisa të gjithë të kenë qasje në të.

Siç raportohet, nga funksioni i ri mund të përfitoni kur të shfaqet opsioni “Close Friends”, përveç “Everyone” dhe “Practice”. Thuhet se kjo veçori do të inkurajojë shumë përdorues të përfitojnë nga transmetimi i drejtpërdrejtë, pa pasur frikë se disa nga ndjekësit e tyre mund të mos jenë të interesuar për atë që do të tregojnë.