Kreu i PL, Ilir Meta vijon daljet e tij publike, ku shfaqet i paqëndrueshëm dhe tepër i nervozuar.
Kështu ka ndodhur dhe këtë pasdite, teksa ka folur në mbledhjen e Kryesisë së Partisë të Lirisë. Teksa ka sulmuar sërish kreun e SPAK, Altin Dumanin, kryeministrin Edi Rama dhe ish-kreun e PD, Lulzim Basha, ai ka treguar se një bankë e nivelit të dytë, ka tentuar të bllokojë llogaritë bankare të subjektit politik që ai drejton.
“Gjëja më e rëndë që ka ndodhur sot, është se çuditërisht prej një kohe të caktuar kishim probleme me organizmin. Duan që Meta të merret me vogëlsira. Më e fundit ishte që prej disa kohësh kishte probleme për të paguar pagat e njerëzve që punojnë në PL. Autorizova një person të caktuar që të bëjë këto veprime. Vete te një bankë paraqet autorizimin, vulën, korrekt. Vete te banka tjetër, del një super zonjë dhe i thotë nga je ti. Jam përfaqësues i PL për të bërë veprime në emër të PL për shkak të llogarisë rrjedhëse që ka kjo parti. Ca je ti i thotë, këtu duhet të vijë presidenti i PL. Presidenti duhet të vijë pasi të shkojë në gjykatë, dhe meqë keni bërë ndryshime në statut, e dinte ajo ishte e informuar. Dhe pasi të marrë vërtetim që është president i PL, të shkojë dhe te noteri dhe në Lundër te arkivat, pastaj të vijë ai këtu.
Petriti u tregua tropojan tolerant. Erdhi më tha kështu, kështu. Mund ta falimentoj atë bankë për 24 orë, duke iu bërë thirrje shqiptarëve të tërheqin të gjitha kursimet, nga ajo bankë dhe çdo bankë. Ta falimentoj më keq se Suden.
E mora drejtorin, ‘O zoti president, kënaqësi e madhe pas kësaj kohe të gjatë’ tha. Ti e di i thash që jam president i PL. I thash se ç’ke një drejtoreshë që se di që jam, kërkon të vijë unë të firmos për të paguar pagat e punonjësve të Partisë së Lirisë. Më vjen keq tha, ç’punë ke ti këtu. Unë jam gati i thash të vij, të vijë dhe ajo. S’na ka ndodh kjo në asnjë bankë tjetër. I thash që ajo punonjësja juaj i ka thënë që Presidenti të Shkojë në Lundër. Shkoj dhe në Lundër i thash unë se kam problem, kjo nuk është normale. Ai më dërgoi mesazh pas 3 orësh, më tha më vjen keq për incidentin që ka ndodhur, personi që keni autorizuar është i mirëpritur që nesër.
Ua them juve dhe gjithëve, pa ekspozuar bankën, se s’dua të dëmtoj asnjë bankë. Nëse drejtori do mbante qëndrim tjetër, do u bëjë thirrje të largojnë kursimet, se o është bankë që ka falimentuar përderisa si përgjigjet PL, nëse kjo nuk njeh Ilir Metën president, si do njohë Dea Nakon si qytetare.
Në emër të kujt i bëhet kjo bllokadë partisë së tretë parlamentare. Ja e bllokuan llogaritë e PL, do bllokojnë Ilir Metën. Do fshehin aferën e detit, të Lulzim Bashës dhe Ramës, po shkrimin e 28 prillit. Dumdumani kjo qenie e pështirë ka marrë njerëz peng në PL, me korrupsionin e tyre, për të ekzekutuar pluralizmin në Shqipëri.”– tha Meta.