Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkon lirimin nga burgu. Avokati i tij, Genc Gjokutaj sot dorëzoi ankimimin në Apelin e Posaçëm. Pasi doli nga SPAK-u, tha për mediat se po investigojnë mbi akuzat ndaj ish-presidentit.
Genc Gjokutaj:
Qëndrimi ynë është kundër kërkesës së SPAK-ut e gjykatës që caktoi këtë masë. Kjo masë nuk ka asnjë kriter të përgjithshëm apo të veçante për t’u vendosur. Edhe nga pikëpamja e dyshimit të arsyeshëm që duhet të bazohet në prova, mund ta them që ky është një vendim i tipit thashetheme.
Eshtë marrë një e dhënë që është bërë brenda asaj dite, vendim në hamendësime, në rrethana të caktuara. Në të tre procedimet që i kanë bashkuar bashkë si duket është një metodë që u ka dhënë goxha dorë, në të treja procedimet pjesa e mosdeklarimit është krejt tjetër situata jemi duke investiguar këtë pjesë do të mbështetet në bazë dokumentesh. Kemi kallëzimin gati për policinë, por informacioni nga policia do të na ndihmojë për një kallëzim.
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi sot u paraqit në SPAK, në zbatim të masës detyrim paraqitjeje. Në një prononcim për mediat, Kryemadhi tha se do ta zbatojë masën e sigurisë, por do të përballet me atë që e quajti “padrejtësi”. Ndër të tjera vuri në dukje se ajo nuk ka asnjë komunikim me Ilir Metën.
Unë jam një individ, aq më shumë një politikane, që vendos të përballem edhe me padrejtësitë që bëhen. Po bëj komplet mbrojtjen time ligjore sa i përket pretendimeve që ka ngritur SPAK-u ndaj meje, kam evidentuar një sërë shkeljesh ligjore të konsumuara nga organi i akuzës. Do të kundërshtohen me fakte, prova dhe argumente. Do të njiheni me të vërtetat e Monika këmbësores dhe të satelitëve të Shqipërisë.
Jo jo, nuk komunikoj, zero komunikim me zotin Meta.