Aktualitet

Meta jep alarmin: Po largoni trurin, të rinjtë ikje masive

Presidenti i Republikës jep alarmin pas anketës së fondacionit gjerman Friedrich Ebert për Edukimin e të rinjve në Evropën Juglindore ku 285 mijë shqiptarë planifikojnë të ikin nga vendi në vitet në vijim. Përmes një postimi në Facebook, Ilir Meta shkruan: “Ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë, sfida më e madhe që kërkon reflektim urgjent!”. Kreu i shtetit kërkon që të nisin politikat për qëndrimin e të rinjve në vendin e tyre.