Celebrities Fashion

“Met Gala 2023”, një mbrëmje kushtuar stilistit të ndjerë Karl Lagerfeld!

Vogue zbuloi së fundmi se tema e Met Gala 2023 do të jetë për të ndjerin Karl Lagerfeld. Ditën e djeshme është mësuar se në eventin madhështor, do t’i bëhet një homazh gati katër vite pas vdekjes së tij nga kanceri i pankreasit në moshën 85-vjeçare.

Ekspozita, e quajtur “Karl Lagerfeld: A Line of Beauty” (Karl Lagerfeld: një linjë bukurie), do të eksplorojë karrierën e stilistit të shquar, e cila u shtri nga viti 1954 deri në vitin 2019 në shumë marka të modës së lartë, duke përfshirë Balmain, Chloe, Fendi e Chanel. Përveç përfshirjes së madhe në ngjarjen me temë Chanel 2015, Lagerfeld ishte pjesëmarrës në Met Gala gjatë viteve, pasi ai ishte mik i ngushtë me kryeredaktoren e Vogue, Anna Wintour, si dhe një nga emrat më të lavdëruar të industrisë së modës. Kuratori përgjegjës i Institutit të Kostumeve Wendy Yu, Andrew Bolton, u shpreh për Vogue se:

Karl nuk lodhej kurrë duke më thënë se moda nuk i përkiste një muzeu.

Karl Lagerfeld dhe Anna Wintour ishin miq të ngushtë për shumë dekada. Në këtë frymë, Bolton tha se nuk do të mbledhë një retrospektivë tradicionale për ekspozitën muzeale për të cilën festohet në një mbrëmje gala, por përkundrazi do të fokusohet në prirjen e Lagerfeld për skica dhe vizatime.

Të 150 pamjet e përzgjedhura do të shoqërohen me skicat e tyre origjinale. Chanel do të shërbejë si sponsor kryesor i ekspozitës ndërsa mbështetje e madhe do të jepet nga marka e modës Fendi dhe ‘Karl Lagerfeld dhe Conde Nast’ do të shtojë fonde shtesë.