Në një intervistë për revistën 433, Lionel Messi ka zbuluar se shpesh kritikohet nga djemtë e tij për paraqitjet në fushë, duke pranuar se ata i japin këshilla për t’u përmirësuar. Messi ka thënë se:
Luaj shumë futboll me fëmijët. Gjithçka ka lidhje me futbollin. Ata më kritikojnë kur shikojnë ndeshjet e mia
Përveç futbollit, Messi ka përmendur disa sporte të tjera që i pëlqen, duke veçuar padelin si preferencën e tij kryesore, ndërsa ka shprehur gjithashtu dashurinë për basketbollin dhe tenis.
Kur është pyetur për mënyrën si e kalon kohën e lirë, ai ka treguar se dëgjon muzikë në dhomën e zhveshjes, ndërsa ka shtuar se kjo varet nga koha e ndeshjes. Për ushqimet, Messi ka thënë se akullorja dhe ëmbëlsirat janë disa nga preferencat e tij.
Në fund, kampioni i botës është pyetur për një superfuqi që do të donte të kishte dhe ai ka shprehur dëshirën për t’u bërë i padukshëm.