Celebrities Sport

Messi zbulon emrat e lojtarëve më të mirë në Ligën Premier!

Lionel Messi ka zbuluar se kush janë tre lojtarët më të mirë në Ligën Premier, duke përfshirë dy legjenda të Manchester United dhe një të Manchester City. Në një intervistë të vitit 2012, ai përmendi Sergio Agueron, Wayne Rooney dhe Robin Van Persie si emrat që e kanë impresionuar më shumë.

Ka shumë lojtarë me kualitet në Ligën Premier si Kun Aguero, i cili është miku im. Mua me të vërtetë më pëlqen se si ai luan. Rooney dhe Van Persie po luajnë shumë mirë, ata janë lojtarë të mëdhenj


Agüero, i cili ka shënuar 260 gola për Manchester City dhe ka fituar pesë herë Ligën Premier, ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme, ashtu si Rooney, i cili gjithashtu ka fituar pesë tituj me United dhe ka shënuar 253 gola.

Ndërkohë, Messi vazhdon të shkëlqejë në MLS me Inter Miami, duke e udhëhequr ekipin drejt trofeut të dytë pas transferimit të tij nga Paris Saint-Germain.