Sport

Messi, mesazh pak orë para finales: Rrugë e pabesueshme, para Argjentina!

Lionel Messi ka lënë një mesazh në rrjetet sociale vetëm pak orë para finales së Copa Américas kundër Kolumbisë. Kapiteni i Kombëtares së Argjentinës ka shkruar fjalë falënderimi për mbështetjen në një tjetër ditë të rëndësishme për ekipin, vendin dhe veten e tij.

“Dita e fundit e Copa Américas. Arritëm edhe një herë në finale. Kjo rrugë e pabesueshme do të ishte e pamundur pa punën e të gjithëve, atyre që shihen më shumë dhe atyre që nuk janë kapur nga kamera.

Faleminderit të gjithëve për përpjekjet dhe pasionin tuaj, bashkëlojtarëve tanë dhe ekipit teknik, profesionistëve të Kombëtares, të gjithë argjentinasve që erdhën për të na mbështetur në Shtetet e Bashkuara dhe ata që nuk mundën të vinin, por që mbështesin. ne në vendin tonë ose në vende të tjera ku ata jetojnë. Një përqafim i madh për të gjithë, para Argjentinë.”