Ceremonia e funeralit të Mbretëreshës Elisabeth II në shtatorin e vitit të shkuar i kushtoi qeverisë britanike 161.7 milionë pound. Lajmin e bëri të ditur së fundmi Thesari i Britanisë së Madhe. Pasi monarkia 96-vjeçare ndërroi jetë më 8 shtator, vendi u fut në 10 ditë zie kombëtare të cilat u finalizuan me funeralin shtetëror më 19 shtator.
Gjatë asaj periudhe, arkëmorti i mbretëreshës qëndroi në Katedralen e Edinburgh-ut përpara se të dërgohej në Westminster Abbey në Londër. Djali i saj, Mbreti Charles më pas nisi një turn në katër kombet e Britanisë, i shoqëruar nga ish-kryeministrja Liz Truss. John Glen, Kryesekretari i Thesarit, në një deklaratë me shkrim për Parlamentin tha se:
Prioritet për qeverinë ishte që këto evente të vijonin pa probleme dhe me nivelin e duhur të dinjitetit, duke garantuar në çdo kohë sigurinë e publikut.
Ministria e Brendshme, përgjegjëse për policinë dhe sigurinë kombëtare, përbënte pjesën më të madhe të totalit, me kosto prej 73.7 milionë paund. Kjo u pasua nga 54.7 milionë£ të shpenzuara nga Departamenti për Kulturë, Media dhe Sport dhe 18.8 milionë£ të shpenzuara nga Qeveria Skoceze.
Kostot e tjera ishin: Ministria e Mbrojtjes, 2.9 milionë£; Departamenti i Transportit, 2.6 milionë£; Qeveria e Uellsit, 2.2 milionë funte; Zyra e Jashtme, Commonwealth & Development, 2.1 milion£ dhe Zyra e Irlandës së Veriut 2.1 milion£. Shifrat u publikuan si pjesë e një deklarate të shkruar parlamentare nga John Glen, Kryesekretar i Thesarit.