Bota

Mësoni se nga sa persona është parë kurorëzimi i Mbretit Charles III!

Kurorëzimi i Mbretit Charles u ndoq nga 18 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas mediave britanike, ceremonia për kurorëzimin e Mbretit dhe Mbretëreshës Camilla, u transmetua njëkohësisht në një sërë kanalesh midis orës 11:00 dhe 13:00. Shikimet arritën kulmin në 20.4 milionë ndërsa Mbreti u kurorëzua vetëm pas mesditës. Shifrat janë më të vogla pasi mesatarisht 26.5 milionë shikues ndoqën funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II.

Mesatarisht, 18.8 milionë njerëz qëndruan para televizorit për të parë kurorëzimin në 11 kanale dhe shërbime, duke përfshirë BBC One, Two, ITV dhe Sky News. Ndërkohë funerali për ish-bashkëshorten e mbretit, Diana, Princesha e Uellsit në vitin 1997 u ndoq nga 31 milionë në BBC dhe ITV, duke e bërë atë shifrën më të lartë të audiencës televizive. “Unë jam këtu për të shërbyer dhe jo për të më shërbyer”,- ishte formula rituale me të cilën iu përgjigj mbreti Charles III fëmijës së korit të Westminster Abbey që e pyeti, pasi u mirëprit për liturgjinë solemne të kurorëzimit.

Mbreti Charles III u kurorëzua më 6 Maj pas 70 viteve nga kurorëzimi i Elizabeth II, nga kryepeshkopi i Canterbury-t, Justin Welby, primat i Kishës Anglikane dhe zyrtar i thirrur për të kryesuar ritin, i cili prezantoi ceremoninë fetare me një lutje të shkurtër të shoqëruar me një thirrje për vëllazërinë e krishterë, mbështetje të ndërsjellë midis besimtarëve dhe midis të gjithëve njerëz me vullnet të mirë. Ndërkaq, zgjedhja e veshjes së duhur për t’u veshur në çdo ngjarje mbretërore është me rëndësi të madhe. Kërkesat për të pranishmit që të vishnin rroba madhështore ose veshje ceremoniale ishin zhdukur në favor të një pamjeje më të relaksuar dhe të zbutur.