Health & Beauty Lifestyle

Mësoni se kur është koha e duhur për të hedhur sfungjerin e kuzhinës!

A e keni menduar ndonjëherë se kur është koha për t’i hedhur sfungjerët e kuzhinës? Edhe pse nuk keni nevojë të shqetësoheni shumë për sfungjerin e kuzhinës, mendoni ta ndërroni më shpesh. Nëse nuk e ndërroni, enët tuaja mund të mos jenë aq të pastra sa do të dëshironit, shkruan AOL.com.

“Duhet të zëvendësoni sfungjerin tuaj të kuzhinës çdo javë ose çdo dy javë. Sfungjeri mund të strehojë baktere dhe mikrobe, kështu që zëvendësimi i shpeshtë ndihmon në ruajtjen e higjienës së kuzhinës”-këshilloi Rechelle Balanzat, eksperte pastrimi dhe themeluese e Juliette Technologies.

Larja e enëve me një sfungjer të ndotur mund të përhapë mikrobe dhe baktere të dëmshme, të cilat më pas rrezikoni t’i transferoni në pjata, lavamanë dhe banak kuzhine. Duhet të keni parasysh se për çfarë lloj pastrimi po përdorni sfungjerin tuaj. Ato që përdoren për pjatat e zakonshme të përditshme mund të zgjasin më shumë se ato që përdoren për pastrimin e tenxhereve dhe tiganëve. “Sfungjerët që qëndrojnë të lagur për një kohë të gjatë mund të bëhen një terren për baktere dhe myk”-pohon Balanzat.

Së fundmi studiuesit e Universitetit Shtetëror të Floridës kryen një studim për të parë nëse larja e enëve mund të përdoret si një praktikë e ndërgjegjes për të përmirësuar gjendjen emocionale të dikujt. 51 studentëve vullnetarë iu kërkua të lanin enët. Përpara se ta bënin këtë, gjysma kishin lexuar për rëndësinë e procesit ndijor të larjes së enëve. Gjysma tjetër do të lante enët duke lexuar, përkatësisht, një tekst që lidhet thjesht me mënyrën e duhur të larjes së enëve.

Për shkak të tekstit që sapo kishin lexuar më parë, gjysma e parë e vullnetarëve lanë enët me vetëdije. Ata mbetën të përqendruar gjatë gjithë kohës në atë që po bënin, duke mos menduar për pjesën tjetër të punëve që kishin bërë tashmë ose për ato që duhej të bënin më pas. Të përqendruar në të tashmen, në frymëmarrjen e tyre, në veten e tyre, në mendimet dhe ndjenjat që lindën.