Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Mësojeni njëherë e mirë se këto ushqime nuk ju shëndoshin aspak kështu që mos i eliminoni nga dieta juaj!

Në momentin që nisim dietën për të humbur disa kilogramë ne automatikisht shmangim disa ushqime të caktuara si përshembull veza. Hulumtimet e fundit tregojnë se një vezë në ditë është e sigurt dhe ushqyese dhe konsumimi i saj çdo ditë mund të rrisë humbjen e peshës. Kjo është për shkak të përmbajtjes së shtuar të proteinave në vezë, e cila shkakton një ndjenjë të fortë të ngopjes. Në fakt, një mëngjes me bazë vezësh e vonon urinë më shumë sesa një mëngjes me bazë mielli.

Makaronat nga ana tjetër janë shumë të njohura dhe ndoshta ushqimi i preferuar i shumicës së njerëzve. Makaronat cilësohen gjithmonë si “problem” për humbjen e peshës. Karbohidratet janë pjesë përbërëse e një diete të ekuilibruar. Në vend që t’i shmangim ato, ne zgjedhim makaronat me grurë integrale dhe i mbajmë porcionet tona në moderim.

Njerëzit që duan të humbin peshë gjithashtu përpiqen të shkurtojnë kaloritë duke eliminuar bulmetin. Studimet tregojnë se kjo është e gabuar. Trupi “djeg” më shumë yndyrë kur merr mjaftueshëm kalcium, kështu që ngrënia e djathit, kosit dhe qumështit me pak yndyrë mund t’ju ndihmojë në të vërtetë të humbni peshë. Produktet e qumështit, veçanërisht kosi, janë gjithashtu të pasura me proteina, të cilat ndihmojnë në ngopjen.

Ndërkaq, konsumimi prej 40 gram çokollatë e zezë çdo ditë dhe për një periudhë prej 2 javësh është vërtetuar se ndihmon në përmirësimin e disponimit të personave me ankth. Çokollata e zezë është plot me antioksidantë dhe është treguar në studime se ndihmon insulinën të funksionojë më mirë në trupin tonë, ndërsa kontrollon ndjenjën e urisë. Përveç kësaj, ai përmban magnez, i cili ndihmon në menaxhimin e stresit, lodhjes dhe depresionit.

Kokoshkat përmbajnë fibra dhe krijon një ndjenjë ngopjeje ndërmjet vakteve, ndërsa ndihmon edhe tretjen. Në të njëjtën kohë, është një ushqim i pasur me antioksidantë. Ka më shumë polifenole, një lëndë ushqyese që lufton inflamacionin, sesa perimet, pasi ato janë në një formë më të koncentruar. Gjatë përgatitjes është mirë të mos përdorni gjalpë, shumë kripë dhe sheqer ose karamel.

Salmoni është ndoshta peshku më i keqkuptuar, sepse është shumë i yndyrshëm. Ka vlera të mëdha ushqyese dhe veti të dobishme për lëkurën, imunitetin, zemrën dhe trurin. Konkretisht, salmoni është i pasur me niacinë, acid pantotenik, riboflavinë, vitaminë D, vitamina B, selen dhe fosfor. Nuk ka shumë kalori apo acide yndyrore të ngopura, por kërkon vëmendje nga ata me kolesterol të lartë. Është një nga burimet më të mira të acideve yndyrore omega 3, të cilat janë të vlefshme për organizmin.