9 nga 10 burra të moshës së mesme me perimetër të belit më të madh se 101 centimetra përjetojnë mosfunksionim erektil, sipas një studimi të botuar në Journal of Sexual Medicine. Siç tregojnë gjetjet, kjo normë ishte 25% më e lartë se për ata me një perimetër mesatar të belit prej 94 cm, të cilët kishin tendencë të përjetonin vetëm mosfunksionim të lehtë erektil.
Gjithashtu, meshkujt me perimetër më të madh të belit (bark) kishin pothuajse 25% më pak orgazma dhe ishin më pak të kënaqur seksualisht. Yndyra e tepërt e barkut redukton qarkullimin e gjakut të nevojshëm për performancën seksuale dhe ndikon në nivelet e testosteronit. “Kjo është e ngjashme me atë që ndodh me arteriet kur shfaqen sëmundjet e zemrës”-thotë profesor Mustafa Bolat.
Duke komentuar gjetjet e studimit, seksologu Phillip Hodson thekson se barku më i madh i një mashkulli nuk është i dëmshëm vetëm për zemrën në nivel fizik. Tashmë ka një lidhje të qartë me fillimin, vazhdimin ose përfundimin e aktit seksual. Gjithashtu, yndyra e barkut konverton testosteronin në estrogjen, duke ndërhyrë në ekuilibrin e duhur hormonal.
Nuk mbërtheni dot pantallonat për shkak të barkut të fryrë? Fajtori për këtë është zakonisht kripa e tepërt në organizëm. Kripa jo vetëm që shkakton mbajtjen e lëngjeve, por gjithashtu mund të shkaktojë edhe shumë probleme të tjera shëndetsore. Veshkat tuaja kryejnë largimin e kripës nëpërmjet urinës. Kur konsumoni më shumë ujë, rritet prodhimi i urinës dhe kjo ndihmon në largimin e kripës së tepërt.
Mesatarisht, të rriturit kanë nevojë për 8 deri në 12 gota ujë në ditë. Kjo do të thotë se mund t’ju duhet të pini më shumë ujë, për të larguar kripën e tepërt nga organizmi. Për t’u siguruar që po merrni sasinë e nevojshme, mbushni një enë prej 1,8-2,5 l me ujë për ta pirë gjatë ditës. Konsumi i më shumë se 12 gotave me ujë në ditë, mund të jetë diçka e vështirë. Por për ta lehtësuar këtë, ju mund të konsumoni ushqime me përmbajtje të lartë uji. Frutat dhe perimet, të tilla si luleshtrydhet, portokallet, mollët, marulet, kastravecat dhe specat, janë një zgjedhje e mirë.