“Ftesë në 5” programi i pasdites me tema nga aktualiteti i ditës, me qasje nga familja dhe socialja. Personazhe të momentit, të njohur e të panjohur që tërheqin vëmendjen me diçka të veçantë, histori njerëzore që përcjellin mesazhe të rëndësishme! Të gjitha sjellë në formën më të natyrshme e më të lirshme ku çdokush mund të argëtohet pasditeve në divanin e shtëpisë, nga e hëna në të premte ora 17:00.
Të ftuarit ditën e sotme diskutuan rreth paraqitjes fizike të meshkujve dhe grave dhe ndryshimet e tyre përgjatë viteve. Rreth kësaj Meri Shehu u shpreh se bukuria ndonëse duket si fat në fakt nuk është ashtu për vajzat.
Meshkujt mund të adhurojnë femrat e bukura, por marrin për grua ato që kanë mesin e bukurisë. Kur ishim të vogla thonin ‘ua sa e bukur, ua ca fati” dhe kur u rritëm kuptuam se fati nuk matet nga bukuria se bukuria dhe të rrënit në sy nuk ishte prioritet në zgjedhjen si partnere sepse janë paragjykuar…
Të ftuar ditën e sotme në “Ftesë në pesë”, Cherly 63 vjeçe dhe Quran 26 vjeç, kanë ndarë lajmin e mirë, ndërkohë që kanë treguar edhe sa të vështirë e kanë patur për të gjetur një nënë surrogate. Por duket se gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet edhe me nënën e cila kishte ngel shtatzënë, teksa kjo e fundit është tërhequr.