Vendosmëria që Kopmeiners kishte për t’u transferuar te Juventusi ka një shpjegim të thjeshtë, dhe e thotë vetë ai. “Më pëlqen ky klub që nga dita e parë. Është skuadra më e rëndësishme në Itali dhe në botë. Kam qenë tifoz dhe e kam ndjekur Juventusin që fëmijë, adhuroja Zidanin.
Fakti që jam këtu është një ëndërr për mua, ajo që gjithmonë kam kërkuar të realizoj. Shumë herë në të shkuarën i kam thënë të fejuarës sime se objektivi im është të luaj me Juventusi dhe tashmë e kam arritur. Që kur kam ardhur në Serinë A, dashuria për Juventusin është rritur më shumë”, konfirmoi fillimisht Kopmeiners.
Lexo edhe: Bitri po shkëlqen në Hungari, Mehmeti shënon golin spektakolar të radhës në Angli
Më pas mesfushori holandez shpjegon edhe transferimin e tij nga Atalanta te “Zonja”. Kur mora taksinë për të shkuar nga Bergamo në Torino, u ktheva nga e fejuara ime dhe i thash: Më në fund. Ndihesha shumë i lehtësuar sepse një ditë më parë kur zbulova se ishte arritur marrëveshja nuk fjeta dot. Mesfushori shpjegon edhe diferencën mes Gasperinit dhe Motës. “Gasperini fokusohet shumë te intensiteti i lojës dhe te duelet një kundër një. Ai thoshte mënyrën si donte që ne të bënim gjërat dhe ne duhet t’i bënim.
Lexo edhe: Spanjë, Reali rikthehet në “shina”, ndërsa Bayerni tregohet cinik në Gjermani
Ndërsa Mota është shumë i interesuar për të kuptuar ndjenjat tona dhe të luajmë me intensitet, por në mënyrë kolektive, jo detyrimisht në duelet një kundër një. Mota më kujton kohën kur luaja futboll në Holandë”. Në fund Kopmeiners tregon edhe objektivat. “Historia e Juves tregon se ne luftojmë gjithmonë për fitoren, por do të shohim,” tha Kopmeiners.