Aktori i ri kanadez D’Pharaoh Woon-AiTa mori pjesë dje në ceremoninë e 76-të të ndarjes së çmimeve “Emmy Awards”, ku me pamjen e tij tërhoqi vëmendjen e publikut dhe mediave. Aktori 22-vjeçar dhe ylli i serialit “Reservation Dogs” u shfaq në tapetin e kuq me një kostum elegant, ndërsa mbi gojë kishte një gjurmë të kuqe të shenjës së dorës.
Shkrimi i kuq mbi gojë interpretohet si një deklaratë e heshtur solidariteti me lëvizjen kushtuar grave vendase në të gjithë ShBA-në dhe Kanadanë, të cilat janë zhdukur ose vrarë. Sipas faqes së internetit të lëvizjes jofitimprurëse ‘Native Hope’, e cila merret me çështjen e grave indigjene të zhdukura dhe të vrara, dora e kuqe qëndron për “të gjitha gratë e zhdukura, zëri i të cilave nuk u dëgjohet, heshtja e mediave dhe institucioneve që supozohet të zbatojnë këto ligje”.
Woon-A-Tai u nominua për aktorin më të mirë kryesor në një serial komedi për “Reservation Dogs”. Edhe pse nuk e fitoi çmimin, ai hyri në histori si aktori i parë indigjen që u nominua në kategorinë e roleve kryesore. Ai është gjithashtu më i njohur për rolin e tij si Bear Smallhill në serialin “Reservation Dogs”, i cili fokusohet tek adoleshentët vendas në Oklahoma.