Ikona e popit Madonna i ka dërguar një mesazh të çuditshëm Papës duke i kërkuar që të takohet me të për të diskutuar çështje të rëndësishme. Në mesazh, këngëtarja tha se është një katolike e mirë dhe ankohej për faktin që është shkishëruar nga Kisha Katolike jo më pak se tre herë.
Postimi i çuditshëm shtonte se këngëtarja nuk kishte qenë për t’u rrëfyer për disa dekada. Faqja e Papa Françeskut në Twitter ka pasur shumë aktivitet që kur këngëtarja kontaktoi me të, megjithëse ajo ende nuk ka marrë një përgjigje publike për mesazhin. Tweet-i, i cili u postua në faqen e këngëtares 63-vjeçare në Twitter, la shumë nga fansat e saj në mëdyshje dhe konfuzion se pse ajo e postoi atë. Ajo shkroi:
Përshëndetje @Pontifex Francis. Unë jam një katolike e mirë, të betohem! Dua të them që nuk betohem! Kanë kaluar disa dekada nga rrëfimi im i fundit. A do të ishte e mundur të takoheshim një ditë për të diskutuar disa çështje të rëndësishme? Unë jam përjashtuar tre herë. Nuk më duket e drejtë! Sinqerisht, Madonna.
Ylli i popit ka tërhequr më parë zemërimin e Kishës Katolike pas një shfaqjeje të vitit 2006 në Romë, në të cilën ajo u kryqëzua në skenë si pjesë e performancës. Duke folur në atë kohë, kardinali Ersilio Tonino foli me miratimin e Papa Benediktit XVI, duke thënë se Madonna i kishte çuar gjërat shumë larg me spektaklin, duke e cilësuar atë si “blasfemi”.