Të hidhesh direkt në sulm, sidomos nëse po krijon një romancë virtuale përmes aplikacioneve të njohjeve, shpesh mund të përfundojë në një lidhje të dështuar.
Një sondazh i kohëve të fundit për beqarët zbuloi një listë me mesazhet më të këqija që mund t’ia dërgoni atij/asaj që po njihni në këto aplikacione, sidomos foto nudo apo emoji të guximshme.
“Është e qartë nga studimi se përshtypjet e para janë shumë të rëndësishme dhe shpesh njerëzit e harrojnë këtë detaj, duke përfunduar në mesazhe pa takt në këto aplikacione, pikërisht aty ku pritet të nisin shkëndijat e para,” thotë Marco van der Woude, bashkëthemelues i aplikacionit të takimeve Breeze.
Në studimin ku u anketuan afërsisht 2,000 të rinj, 45% e konsideronin dërgimin e fotove nudo si shaka të tepruar, kjo e ndjekur nga emoji-t me forma patëllxhani (për të krahasuar organet seksuale mashkullore), buzët etj.
Nëse jeni pjesë e listës së personave që kanë nisur të krijojnë një njohje virtuale, ja disa mesazhe që duhet t’i shmangni nëse nuk doni që gjithçka të përfundojë, ende pa nisur mirë!
-“Hey! Je shumë seksi. Ma jep pak numrin tënd?”
-“A të pëlqejnë djemtë/vajzat e këqij/a?”
-“Pa mua?” (Kur ai/ajo ju thotë se po bën dush)
-“Je kaq i/e parezistueshëm/me!”
-“A u vrave shumë kur re nga parajsa?” (Pra, ju nuk njiheni mirë akoma, ndërkohë që dërgoni mesazhe adhurimi)
-“Çfarë ke veshur? Ma trego pak!”
-“Imagjino pak se si do të duken fëmijët tanë”
-“Pse je beqar/e?”
-“Më thuaj pse duhet të dal në një takim me ty?”
-“Ti je vajza/djali i ëndrrave të mia”
-“A mund të të shtoj në Instagram/Snapchat?”
-“Mund të humbisja në sytë e tu!”