Celebrities Gossip Music Showbiz

Mesa duket misteri sapo u zgjidh! Donaldi ia ka dedikuar këngën…

Donald Veshaj ishte finalisti i “Big Brother VIP” dhe padyshim më i përfoluri duke dalë dhe si personazhi më i kërkuar në Google për vitin 2021 në vendin tonë. I përfolur për puthjen me Borën, lidhjen e tanimë ndarjen me Beatrix Ramosaj me të cilën krijoi një lidhje brenda shtëpisë së ‘BBV’, aktori ka vendosur që këtë herë të tërheqë vëmendje me një tjetër gjë.

Bëhet fjalë për një këngë të re që do të lançojë ditën e sotme në orën 18:00. E teksa na ka treguar një sekuencë shumë të shkurtër, një fragment që aktori ka vendosur të na zbulojë ka diçka që na lë disa dyshime se projekti mund të jetë një dedikim.

“Ok, une duhet te beja dicka, me shume dashuri neser ora 18:00 premiere ne youtube”, ka shkruar ai krahas një pjese të trasmetuar nga videoklipi.

https://www.instagram.com/tv/CbQJz9Yruw8/?utm_source=ig_web_copy_link

Mirëpo, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje, është teksti i kësaj fraze të këngës, pasi Donaldi thotë:

Unë e di që jam idiot, ama jam idioti jot.

Nuk dihet se për kë e ka Donaldi po disa nga ndjekësit kanë filluar të dyshojnë se bëhet fjalë për Borën, pasi edhe gjatë qëndrimt të tij në shtëpinë e “Big Borther” në një nga bisedat e tij me Semin, Donaldi shprehet kështu:

Ka njerëz që shprehen ka njerëz që nuk shprehen. Unë jam njeri që nuk shprehem. Isha midis kësaj tjetrës dhe më thuaj a jam idiot a jam idiot i joti, dhe vendosëm këtë tjetrën: ‘dhe un thyhem sa herë shkon ti por nuk ta shpreh’.

Më pas, Semi e pyet pse nuk e vendosi këtë pjesë në këngë.

Po ta kemi për ndonjë gjë tjetër.