Celebrities Gossip Showbiz

Mesa duket gjërat po bëhen serioze në marrëdhënien e Zendaya-s dhe Tom Holland…

Zendaya dhe Tom Holland duket se sa vijnë dhe po bëhen më seriozë në lidhjen e tyre.  Ylli i “Euphoria” është fotografuar në një shëtitje në Londër me të dashurin e saj Tom dhe prindërit e tij, Dominic Holland dhe Nikki Holland.

Për daljen e tyre, Zendaya kishte veshur një xhup gri me pantallona sportive, një xhaketë të zezë dhe çizme ndërsa ecte me qenin e saj Noon. Tom nga ana tjetër kishte zgjedhur një këmishë portokalli me xhinse, një xhaketë ngjyrë kafe dhe një kapuç të bardhë. Prindërit e tij gjithashtu ishin veshur stil ‘casual’ me xhaketë dhe çizme. Katërshja dukeshin të gjithë të buzëqeshur teksa morën një filxhan kafe në dorë dhe u nisën për në park.

Dhe takimi familjar në park ishte një nga disa daljet rastësore të kohëve të fundit për Zendaya dhe Tom, të dy 26 vjeç, të cilët u panë të kapur për dore jashtë një dyqani ushqimor në Mbretërinë e Bashkuar të nesërmen. Çifti nuk janë parë prej kohësh në një dalje publike së bashku, që pas paraqitjes së Zendaya-s në tapetin e kuq për çmimet NCAAP dhe SAG. Edhe pse Tom nuk ishte pranë saj, ai ishte fansi i saj numër një nga larg, pasi komentoi tre emoji me sy me zemra nën foton e Zendaya-s në Instagram.

Megjithatë, nuk është për t’u habitur që aktori i “Avengers: Infinity War” qëndroi në shtëpi ndërsa Zendaya u paraqit në tapetin e kuq pasi dyshja kanë qenë shumë privatë gjatë marrëdhënies së tyre dyvjeçare. Madje, në nëntor të vitit 2021, Tom reflektoi mbi rëndësinë e të pasurit kufij nga publiku. Ai u shpreh në një intervistë për “GQ” në atë kohë:

Gjithmonë kam qenë vërtet i vendosur për ta mbajtur private jetën time personale, sepse gjithsesi ndaj shumë nga jeta ime me botën. Ne u ndjemë disi ‘të grabitur’ nga privatësia jonë. Nuk mendoj se bëhet fjalë për të mos qenë gati. Vetëm se ne nuk donim.