Aktorja e njohur, Angelina Jolie dhe këngëtari The Weeknd janë fotografuar sërish së bashku teksa dilnin nga një restorant luksoz në New York. Pas thashethemeve se Jolie dhe The Weeknd mund të kenë nisur një romancë të re së bashku pasi u panë në një koncert privat në Los Angeles, dyshja janë kapur sërish nga paparacët pas asaj që në dukje mund të ishte një darkë romantike mes tyre.
Mediat e huaja kanë bërë publike fotografitë që tregojnë The Weeknd dhe Jolie, teksa dalin nga restoranti. Fituesja e çmimit “Oscar”, Angelina Jolie vazhdon të nxisë thashethemet e romancës me këngëtarin kanadez duke darkuar së bashku në “Giorgio Baldi” në Santa Monica të shtunën në mbrëmje. Nëna 46-vjeçare e gjashtë fëmijëve dhe 31-vjeçari kaluan dy orë e gjysmë brenda një pjese private të restorantit luksoz italian.
Dhe ndërsa Angelina u sigurua të mbërrinte në restorant veçmas nga The Weeknd në orën 20:05 të mbrëmjes, ajo nuk e kishte problem të dilte me të. Jolie hipi në makinën e kompozitorit dhe ata shkuan në rezidencën e tij Bel-Air, që kushton 70 milion dollarë. Aktorja mbante të veshur një pallto të gjatë në ngjyrë të zezë me dekoltenë e hapur, taka në po të njëjtën ngjyrë dhe si aksesor kishte vendosur një çantë në të njëjtin kombinim. Ndërsa The Weeknd, kishte veshur një xhaketë në ngjyrë të zezë, xhinse të ngushta dhe çizme në po të njëjtën ngjyrë.
Rikujtojmë se, Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë rënë dakord për një vendim të kohëve të fundit për të hequr një urdhër ndalimi të përkohshëm mbi pasuritë e tyre, i cili u vendos gjatë procedurave të divorcit. Sipas ET, kjo i lejon ish-çiftit të shesë pronat që kanë pasur në pronësi gjatë periudhës së martesës së tyre, gjë që me sa duket Jolie mund të shesë 50% të pronës luksoze që ata zotërojnë në Francë.