Celebrities Gossip Showbiz

Mesa duket, Adriana Matoshi dhe Keith i dhanë fund lidhjes së tyre…

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi ka qenë shumë e përfolur në portale kohëve të fundit. Historia e përballjes dhe fitores me sukses të luftës së saj me tumorin, miqësia me Arjola Demirin e lidhja e saj me futbollistin Keith Owen Groeneveld kanë qenë disa nga arsyet se përse Adriana ka qenë kryefjalë e mediave.

E së fundmi, në disa portale kanë qarkulluar zëra se bukuroshja është ndarë nga partneri i saj. Mirëpo, burime për Prive konfirmuan se në fakt çifti nuk është ndarë, por po përjetojnë një lidhje në distancë, pasi Keith i është dashur të lëvizë për shkak të angazhimeve të tij me futbollin.

Mirëpo, një veprim i bërë së fundmi nga dyshja duket se na e kanë konfirmuar ndarjen mes tyre. Adriana dhe Keith nuk ndiqen më me njëri- tjetrin në Instagram. Ende nuk dimë shkakun kryesor lidhur me çfarë e shtyu dyshen ta marrin këtë vendim, megjithatë ne jemi në pritje të një reagimi nga Adriana.

Pak muaj më parë, Adriana ndau një lajm të hidhur me fansat e saj. Përmes një statusi të gjatë në llogarinë e saj në Facebook, Adriana tregoi se iu rikthye tumori në tru, pas nëntë vitesh. Kohë më parë Matoshi kishte treguar se nëntë vite më parë, ku ajo ishte shtatzënë ishte përballur me një prej sfidave më të mëdha në jetë dhe të njëjtën gjë kaloi edhe këtë herë.