Roja Bregdetare e SHBA-ve ka mundur të rikuperojë mbetje të tjera nga nëndetësja Titan, e cila u shkatërrua duke u marrë jetën edhe personave që kishte në bord. Përpos pjesëve të nëndetëses janë gjetur edhe mbetje njerëzore. Roja bregdetare bëri të ditur se transferimi i pjesëve të mbetura u përfundua të mërkurën e kaluar. Sa i përket mbetjeve njerëzore, ato janë dërguar për analiza të mëtejshme nga ekipet e mjekëve.
Misioni i rikuperimit, i kryer sipas një marrëveshjeje me Marinën e SHBA-ve, ishte vazhdim i operacioneve fillestare të rikuperimit në fundin e oqeanit afërsisht 2574.95 km nga Titaniku. Rikujtojmë se Titani shpërtheu teksa po zbriste në ujërat e thella të Atlantikut të Veriut më 18 qershor.
Bordi Detar i Hetimit të Gardës Bregdetare tha se hetuesit nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit të SHBA-së dhe Bordi i Sigurisë së Transportit të Kanadasë iu bashkuan ekspeditës së shpëtimit dhe roja bregdetare po koordinohet me agjencitë ndërkombëtare hetimore për të caktuar një shqyrtim të përbashkët të provave për të përcaktuar hapat e radhës dhe testimin mjeko-ligjor.
Ndërkaq, regjisori i njohur James Cameron është i gatshëm për të drejtuar një film për tragjedinë e nëndetëses Titan në Atlantik, ku humbën jetën pesë pasagjerë. Regjisori është në bisedime për të sjellë në ekran historinë tragjike të nëndetëses që ngjalli interes global. Sipas burimeve, një platformë transmetimi iu ofrua regjisorit të mirënjohur, i cili e ka eksploruar Titanikun me nëndetëse 30 herë, për të treguar historinë në mënyrën e tij unike. Burimi tha se tragjedia e nëndetëses po trajtohet për një nga platformat më të mëdha të transmetimit në botë dhe James është zgjedhja e parë për pozicionin e regjisorit.