Madonna dhe shoqja e saj më e mirë Stella McCartney shijuan një natë së bashku në fillim të kësaj jave dhe këngëtarja dukej me fytyrë të freskët mes thashethemeve se ajo kishte bërë një operacion.
63-vjeçarja ishte rrezatuese si kurrë më parë në fotot e reja të publikuara në Instagramin e saj, përkrah miqve. Krijuesja e hitit “Like A Prayer” i lëshoi flokët për një natë me pije dhe dëfrim me miqtë e saj më të afërt. Ajo dukej vërtet bukur në imazhe, me pothuajse asnjë grim në fytyrën e saj. Ylli i estradës po kalonte një kohë të mirë teksa pozonte me një cigare në njërën dorë dhe një gotë verë të bardhë në tjetrën, ndërsa i jepte një vështrim kamerës.
Madonna ka qenë në qendër të polemikave për ndryshimin e pamjes së saj kohët e fundit. Shumë e kanë akuzuar yllin se ka shkuar shumë larg me operacione plastike, edhe pse Madonna nuk ka konfirmuar ende asgjë. Edhe fëmijët e saj kanë filluar të shqetësohen për pamjen e saj të ndryshuar. Një burim i tha revistës Heat:
Lourdes, Rocco dhe fëmijët e tjerë e diskutojnë këtë temë me nënën e tyre, por është arritur në fazën që po shqetësohen për të.
Kujtojmë, se rreth një muaj më parë, Madonna ka shpërndarë një video kaotike ku dukej e dehur teksa promovonte një remix të këngës së saj klasike “Frozen”. Ikona e muzikës 63-vjeçare vazhdoi gjithashtu të tregojë tiparet e saj të grimuara shumë mirë, të cilat disa fansa mendojnë se e kanë bërë atë të duket si një aliene.