Prej disa kohësh po flitet shumë për ndarjen e mundshme mes Ben Affleck dhe Jennifer Lopez, martesa e të cilëve duket se është në një gjendje kritike dhe është në prag të divorcit pas vetëm dy vitesh nga ribashkimi i tyre ‘triumfues’. Për momentin duket vetëm çështje kohe që të dy të nënshkruajnë zyrtarisht letrat e divorcit, pasi në praktikë dyshja janë ndarë prej disa kohësh një burim tha për Page Six.
Sipas burimit, ata janë ndarë de fakto të paktën që nga muaji mars, gjë që u bë më e dukshme pasi Ben Affleck mungoi në disa evente të profilit të lartë dhe nuk e shoqëroi JLo, si Met Gala, premiera e ‘Atlas’. apo udhëtimin e saj të papritur në Itali.
Së fundmi pas gjithë këtyre thashethemeve Lopez është parë duke mbajtur sërish unazën e martesës pasi e hoqi për një kohë të shkurtër për të promovuar linjën e saj të bukurisë J.Lo, mes thashethemeve të vazhdueshme për divorcin e mundshëm të saj dhe Ben Affleck. Këngëtarja 54-vjeçare u pa në New York City, me menaxherin e saj, Benny Medina dhe ndërkohë, Ben Affleck ishte në në Los Angeles. Aktori dhe regjisori 51-vjeçar kaloi kohë me dy fëmijët e tij, Violet dhe Seraphina.
Jennifer Lopez wears wedding ring again after ditching it amid Ben Affleck divorce rumors https://t.co/ow5EHJlWZj pic.twitter.com/DFtDfypAN2
— Page Six (@PageSix) July 4, 2024
Ata darkuan në Kaz The Soba Place me disa miq të tyre. Lopez dhe Affleck e kaluan katër korrikun të ndarë, pas arratisjes së fundit të Lopez-it me miqtë. Thashethemet për martesën e tyre të tensionuar janë intensifikuar që nga maji kur Lopez mori pjesë në Met Gala dhe premierën e filmit të saj në Netflix “Atlas” pa Affleck.
Javën e kaluar, u raportua se Affleck i zhvendosi gjërat e tij nga rezidenca e tyre e përbashkët në Los Angeles, e cila tani është në shitje, ndërsa Lopez ishte duke pushuar në Itali. Çifti u martuan në Las Vegas në korrik 2022. Ata ishin fejuar më parë në fillim të viteve 2000 përpara se të ndaheshin në vitin 2004, vetëm për të rindezur romancën e tyre vite më vonë.