Në mes zhurmës së divorcit, Jennifer Lopez dhe Violet Affleck po kalojnë kohë së bashku. Këngëtarja dhe aktorja, 54 vjeçe, u panë duke ecur krah për krah me vajzën 18-vjeçare të Ben Affleck, Violet, teksa po dilnin në Southampton, NY, të dielën, më 14 korrik.
Një burim i thotë PEOPLE se Lopez dhe Violet “gëzojnë vërtet shoqërinë e njëra-tjetrës”.
Ato të dyja duken shumë të lumtura që po kalojnë këtë kohë së bashku dhe thjesht po shijojnë momentin
Ndërkohë në të njëjtën ditë në Los Angeles, Ben, 51 vjeç, u fotografua i vetëm duke hipur në motoçikletën e tij në anën e kundërt të bregut.
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nuk janë bashkë prej disa javësh dhe çifti nuk e ka kaluar së bashku 4 korrikun. Ata gjithashtu planifikojnë të kalojnë verën të ndarë dhe sot u bë e ditur se kanë nxjerrë në shitje rezidencën e tyre në Beverly Hills, ndaj thashethemet për divorc janë shumë afër të pushojnë së qeni thashetheme dhe mund të bëhen realitet.