Imane Khelif sapo ka bërë histori duke u bërë boksierja e parë algjeriane që fiton një medalje dhe atë të artë ndaj Yang Liu të Kinës, e cila merr medaljen e argjendtë. Tifozët e përkrahën fuqishëm boksieren e përfolur algjeriane në fushën Philippe-Chatrier, duke valëvitur flamujt algjerianë dhe duke brohoritur për kampionen e re olimpike.
Imane Khelif e fitoi raundin e parë ndaj Yang Liu, duke dominuar dhe goditur disa herë saktë kinezen. Ishte e njëjta gjë edhe në raundin e dytë pasi një grusht i fortë nga algjeriania e shtyu Yang në litarët në sekondat e hapjes. Pas tre raundesh me vendim unanim, Imane Khelifi fitoi medaljen e artë.
Situata e boksieres algjeriane, Imane Khelif, është bërë tema më e përfolur në Lojërat Olimpike Paris 2024, pasi ka dyshime mbi gjininë e saj, por duket se tashmë gjithçka është sqaruar. Edhe para se të fillonte turneu i boksit në Lojërat Olimpike, një pjesë e publikut u zemërua sepse dy gra me testosterone të larta u lejuan të marrin pjesë. Ato janë 28-vjeçarja Lin Yu-Ting nga Tajvani dhe 25-vjeçarja Imane Khelif nga Algjeria.
Ato nuk janë transgjinorë, ato identifikohen si gra. Por, ato gjithashtu kanë nivele të larta të testosteronit. Komiteti Olimpik Algjerian është i zemëruar për ndjekjen e boksieres së tyre dhe të zemëruar janë edhe bashkatdhetarët e saj. Një nga ata që përpiqet të dëshmojë se gjithçka është e rregullt është gazetari algjerian Youcef Zaghba, i cili postoi tre foto në rrjetet sociale që sipas tij e shfaqin Khelifin si një vajzë të vogël. Ai e quajti atë një heroinë algjeriane dhe kërkoi që të shpërndaheshin kudo.