Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Zgjedhja e Gracianos, i cili pasi hapi Kutinë e Pandorës, çoi në nominim Romeon, Heidin dhe Elvisin, ishte temë kryesore e debateve mes banorëve gjatë këtyre ditëve në shtëpi. Mes tyre njëri do të largohet sonte nga shtëpia. Televotimi është mbyllur dhe vetëm pak më parë është zbuluar se mes tyre i pari që i ka shpëtuar eleminimit është Romeo.
Ditën e sotme Romeo, Vesa dhe Arta kanë marrë një surprizë shumë të bukur nga një prej ish-banorëve, Ervin Gonxhi. Në kohën kur Ervini ka qenë pjesë e shtëpisë, të katërt ata kanë kënduar një këngë dedikuar nënës, teksi i së cilës ka qenë shkruar nga Romeo. Ervini ka dashur ka realizojë këtë këngë dhe në shtëpi sot ajo është vendosur në sfond. Një surprizë shumë e bukur, e cila i ka emocionuar shumë dhe madje të tre banorët kanë shpërthyer në lot.