Këtë të enjte, nisi rrugëtimin e tij emisioni më i ri në Top Albania Radio i titulluar “Çdo gjë është ashtu si duket” nën moderimin e Anna Shkrelit. Me një episod të parë për të folur për fantazmat, i ftuar ditën e sotme ishte Sokol Çunga, arkivist, paleolog, aktivist, paleograf dhe përkthyes.
Sokoli zbulon se në Tiranë me shumë gjasa ka një fantazëm ekzistuese. Ajo gjendet pikërisht në një institucion publik në Tiranë, në oborrin e arkivit. Me anë të një historie që na tregoi, ai hodhi dyshimet e ekzistencës së një fantazme në Tiranë.
Gjithashtu, Çunga tregoi se ka një numër të madh njerëzish që besojnë në ekzistencën e kësaj fantazme, teksa nuk përjashtoi as praninë e disa të tjerave në Shqipëri.
Epo pikërisht ky është misioni i këtij programi, të zbulojë atë që nuk dihet ende, me dëshirën për të dekonstruktuar hapësira të kufizuara dhe për t’i shpëtuar gjuhës së drunjtë, pas së cilës shpesh fshihet vetëm mungesë mendimi. Me të ftuar të ndryshëm, të cilët kanë si kusht lënien pas të klisheve, nuk mungojnë bashkëbisedimet e sinqerta dhe fuqizuese, çdo të enjte nga ora 18:00-20:00.