Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Mes Luizit dhe Oltës kush mendon se do ta fitojë betejën e publikut sipas Ardit Çunit në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”?

Filmi me protagonist kryesor Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin u prit mes emocionesh të shumta, ku një numër i madh njerëzish iu bashkuan pritjes në tapetin e kuq, aty ku yjet e kësaj premiere parakaluan njëri pas tjetrit, ndërsa bënë dhe fotografi me fansat e tyre. Filimi do të vazhdojë të shfaqet edhe sot në Pallatin e Kongreseve por për të marrë më shumë detaje në lidhje me biletat dhe oraret në kinema mund të klikoni këtu në films.top-channel.tv

Në një intervistë ekskluzive për Top Albania Radio, këngëtari i njohur Ardit Çuni ka dhënë mendimin e tij dhe ka treguar për pritshmëritë në lidhje me filmin “Në Kuadër të Dashurisë” dhe jo vetëm…

Me thënë të drejtën nuk kam pritshmëri përveç faktit që e di që do të jetë një super film por nuk e di se çfarë do të ndodhë me historinë dhe jam thjesht kurioz ta shoh si janë lidhur rolet e secilit. Jam kurioz të shoh edhe aktorët si janë gjendur pranë personazhit që luajnë.

Mes Luizit dhe Oltës kush mendon se do ta fitojë betejën e publikut sipas Ardit Çunit?

Po flasim për Olta Gixharin që ka mbi 15 vite karrierë aktrimi kështu që nuk do të ishte e drejtë t’i krahasonim pavarësisht që një pjesë shumë të rëndësishme të këtij filmi e ka edhe Luizi dhe kjo nuk ka diskutim. 

Ndër të tjera Arditi ka treguar edhe për projektin e tij më të ri muzikor që ka sjellë së bashku me Klementin dhe quhet “AmanMen”.

Kënga “AmanMen” është bashkëpunimi im më i ri me Klementin, një këngë që rezultoi që të ishte virale që në momentet e para në TikTok. Jam shumë i lumtur që po rezulton shumë mirë edhe në YouTube por që ky ishte thjesht një start për projektin tim të radhës që është ai i Festivalit të Këngës.